Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke kritikuar ashpër qeverisjen aktuale.
Ajo ka krahasuar periudha të ndryshme të qeverisjes në Kosovë, duke thënë se dikur vendi, sipas saj, vlerësohej për aftësi udhëheqëse, ndërsa sot situata është krejtësisht ndryshe.
Tahiri ka deklaruar se zhvillimet politike kanë sjellë, sipas saj, bllokadë dhe jostabilitet institucional, në një kohë kur rajoni dhe bota përballen me pasiguri.
Ajo ka theksuar se situata aktuale politike po ngjall shqetësim dhe reagime në opinionin ndërkombëtar, duke kërkuar reflektim nga udhëheqja e vendit.




