Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të mbahen më 7 qershor.
Vendimi u mor pas konsultimeve me partitë politike dhe vlerësimit të afateve kushtetuese dhe përgatitjeve të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Haxhiu theksoi se vendimi synon të sigurojë organizim të mirë të procesit zgjedhor dhe pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve./EO/




