Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) është certifikuar me standardin ndërkombëtar ISO 9001:2015 për Menaxhimin e Cilësisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit.
Certifikimi, i vlefshëm deri në vitin 2029, konfirmon përkushtimin e KEK-ut për standarde të larta në menaxhim, efikasitet dhe përmirësim të vazhdueshëm, duke përfshirë operimin e termocentraleve dhe minierave të qymyrit.
Ky sukses vlerësohet si dëshmi e avancimit të kompanisë drejt praktikave ndërkombëtare.




