Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar punimet në parkun e erës në Zatriq të Rahovecit, duke theksuar se projekti do të prodhojë energji për rreth 45 mijë familje.
Investimi prej 110 milionë eurosh nga Çalık Renewables dhe Eurokos pritet të shtojë kapacitet prej 70 MW dhe të prodhojë rreth 185 GWh energji në vit. Kurti tha se projekti dëshmon potencialin e Kosovës për investime në energji të ripërtëritshme dhe për zhvillim të qëndrueshëm.




