Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka paralajmëruar për përkeqësim serioz të situatës financiare të komunave, duke thënë se ato po përballen me barrë të madhe nga vendimet gjyqësore.
Sipas tij, gjatë periudhës 2022–2026 komunave u janë marrë mbi 344 milionë euro, kryesisht nga kontrata kolektive, ndërsa vetëm në fillim të vitit 2026 janë ekzekutuar rreth 55 milionë euro.
Ibrahimi tha se situata rëndohet edhe më tej me një kosto shtesë prej 15–20 milionë eurosh, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga Qeveria për zbatimin e vendimeve kushtetuese dhe marrjen e përgjegjësisë financiare.




