Vehbi Miftari ka konfirmuar se është liruar nga detyra e shefit të Misionit të Kosovës në Vatikan, duke thënë se ka pranuar dekretin nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Ai tha se përfundimi i mandatit nuk nënkupton fundin e angazhimit të tij për Kosovën, duke e cilësuar detyrën si një nder të veçantë si shefi i parë i këtij misioni diplomatik në Vatikan. Miftari shtoi se është i gatshëm të ndihmojë në procesin e dorëzimit të detyrës tek pasardhësi i tij.




