Të enjten vendi do të përfshihet nga masa të ftohta polare, duke sjellë mot të vranët dhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore priten edhe reshje bore.
Sipas parashikimit, fjolla bore ose shqotë mund të paraqiten edhe në disa zona të ulëta të Rrafshit të Kosovës. Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi 15 deri në 45 km/h, herë pas here mjaft e fuqishme.
Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme, me vlerat minimale nga 2 deri në 8°C dhe maksimalet nga 4 deri në 8°C.




