Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 21 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 32 të tjera vetëm me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 2708 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme, si pjesë e kontrolleve në komunikacion.
Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 18 persona, ndërsa 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor.




