U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar partitë politike në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve, takim që do të mbahet sot në ora 15:00.
Ajo një ditë më parë është takuar me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, me të cilin ka diskutuar për organizimin e procesit zgjedhor brenda afatit 45-ditor.
Zgjedhjet e parakohshme vijnë pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila obligon mbajtjen e tyre jo më larg se 45 ditë nga shpërbërja e Kuvendit.




