Partitë politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ të thirrur nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare, që mbahet sot në orën 15:00.
Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë në këtë takim.
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu dhe përfaqësuesi i AAK-së, Ardian Gjini, kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Takimi vjen pas koordinimit me Kreshnik Radoniqi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku janë diskutuar afatet ligjore dhe përgatitjet për një proces zgjedhor pa vonesa.




