Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që regjistrimi i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit të zgjasë nga 6 deri më 17 maj 2026.
Sipas vendimit, votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor, ndërsa votimi në përfaqësitë diplomatike do të mbahet më 6 qershor nga ora 07:00 deri në 19:00.
KQZ ka miratuar edhe buxhetin për organizimin e zgjedhjeve në vlerë prej 10,887,186.45 euro.
Ndërkohë, fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë e 7 orë, duke nisur më 28 maj dhe përfunduar më 7 qershor në orën 06:59.




