Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se seancat në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve do të mbahen nga 11 deri më 15 maj 2026.
Rasti lidhet me akuza për vepra kundër administrimit të drejtësisë, ndërsa në të përfshirë janë edhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi.
Sipas kalendarit të publikuar, këto seanca vijnë pas anulimit të atyre të planifikuara për muajin prill. Të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 27 shkurt 2026.




