Në Pikën Kufitare të Muriqanit është arrestuar një 23-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Sipas Policisë Kufitare, i dyshuari E. M., banues në Francë, u kap gjatë daljes nga Shqipëria pas kontrolleve të shtuara dhe bashkëpunimit me Interpol Tiranën.
Autoritetet kanë bërë të ditur se në koordinim me institucionet e Kosovës do të nisin procedurat për ekstradimin e tij.




