Ushtarët e KFOR-it nga ekipi CIMIC në Komandën Rajonale-Perëndim kanë dhuruar pajisje zjarrfikëse dhe pajisje mbrojtëse personale për stacionin zjarrfikës në Istog.
Sipas KFOR-it, kjo ndihmë synon të rrisë kapacitetet e reagimit emergjent dhe sigurinë e qytetarëve në zonë.
KFOR-i ka theksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.




