Ushtruesja e detyrës së shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka vlerësuar përparimin e Kosovës në raportin e “Reporterëve pa Kufij”, ku vendi është ngritur për 15 pozita.
Ajo tha se ky është një zhvillim inkurajues, por theksoi se përmirësimi duhet të shoqërohet me përgjegjësi nga institucionet dhe zyrtarët publikë për të siguruar një mjedis të lirë për mediat.
Palatova konfirmoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë mbështetjen për lirinë e shprehjes dhe mediat në Kosovë.




