Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar rihapjen e plotë të hapësirës së tyre ajrore, pas kufizimeve të vendosura gjatë tensioneve dhe konfliktit SHBA–Izrael me Iranin.
Autoriteti i Aviacionit Civil tha se masa është hequr pas një vlerësimi të kushteve të sigurisë, duke shtuar se hapësira ajrore do të vazhdojë të monitorohet.
Vendimi vjen pasi edhe shtete të tjera të rajonit kanë hequr kufizime të ngjashme, në kuadër të armëpushimit të arritur mes palëve.




