Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka përshëndetur paraqitjen e një rezolute në Kongresin amerikan që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Sipas tij, rezoluta e dorëzuar nga kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler përbën një mbështetje të rëndësishme për aspiratat euroatlantike të Kosovës.
Berisha theksoi se anëtarësimi në NATO do të ndikonte në forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon, duke e cilësuar si përgjigje ndaj ndikimeve destabilizuese në Ballkan.




