Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar mekanizma të rinj për të rritur transparencën dhe për të parandaluar manipulimet në zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas zëdhënësit Valmir Elezi, është ndryshuar rregullorja për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, duke lejuar rinumërimin deri në 10% të vendvotimeve të përzgjedhura në mënyrë të rastësishme.
Ndryshime janë bërë edhe për vëzhguesit, ku personat e dënuar ose nën hetime për shkelje zgjedhore nuk do të certifikohen, ndërsa partitë obligohen të garantojnë respektimin e rregullave nga ana e tyre.
Po ashtu, në votimin jashtë vendit, nëse në një ambasadë apo konsullatë regjistrohen më pak se 50 votues, votimi fizik nuk do të zhvillohet dhe qytetarët do të votojnë me postë.




