Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar heroin Agim Ramadani në 63-vjetorin e lindjes, gjatë një manifestimi në Zhegër të Gjilanit.
Ajo e cilësoi Ramadanin si figurë të shquar të luftës për liri, duke theksuar se sakrifica e tij dhe e bashkëluftëtarëve mbetet udhërrëfyes për të ardhmen e Kosovës.




