Sot shënohen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës, ku më 3 maj 1999 u vranë 25 martirë.
Me këtë rast, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do të bëjë homazhe në nderim të viktimave. Më pas, ajo do të vendosë kurora edhe te shtatorja e heroit Besim Ndrecaj në Therandë.