Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, duke dhënë detaje për gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend. Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 8 aksidente me persona të lënduar dhe 25 me dëme materiale.
Policia ka shqiptuar gjithsej 1888 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme. Ndërkohë, janë arrestuar 16 persona, prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor.




