Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, një datë e shpallur nga OKB në vitin 1993 për të theksuar rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së gazetarëve në mbarë botën.
Sipas raportit të “Reporterëve pa Kufij”, Kosova këtë vit ka shënuar përmirësim në Indeksin e Lirisë së Medias, duke u renditur në vendin e 84-të me 55.89 pikë.
Në kuadër të kësaj dite, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, OSBE-ja dhe Rrjeti i Grave Gazetare organizojnë një panel diskutimi me temën për ndikimin e profesionit në shëndetin mendor të gazetarëve.




