Arbërie Nagavci ka vlerësuar se Legjislatura e X e Kuvendit të Kosovës, edhe pse zgjati vetëm rreth dy muaj, ka qenë intensive dhe me rezultate konkrete.
Ajo tha se gjatë kësaj periudhe janë miratuar projektligje të rëndësishme, janë funksionalizuar borde e këshilla dhe janë avancuar marrëveshje ndërkombëtare.
Nagavci, si kryetare e grupit më të madh parlamentar, u shpreh se puna e deputetëve ka qenë e organizuar dhe e fokusuar në rezultate, duke falënderuar kolegët e saj për bashkëpunimin dhe përkushtimin.
Ajo shtoi se do të vazhdojnë me të njëjtin angazhim edhe në legjislaturën e ardhshme.




