Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maros Šefčoviq, pritet të takohet të martën me homologun amerikan Jamieson Greer, në një periudhë tensionesh të shtuara mes Brukselit dhe Uashingtonit pas njoftimit të presidentit Donald Trump për tarifa të mundshme 25% ndaj automjeteve të BE-së.
Takimi zhvillohet para mbledhjes së ministrave të tregtisë së G7 në Paris dhe ishte planifikuar më herët, por tani merr rëndësi të shtuar për shkak të zhvillimeve të fundit.
Tensionet lidhen me deklaratat e Trump që mund të ndikojnë në marrëveshjen tregtare BE–SHBA të arritur më herët, e cila parashihte kufizim të tarifave amerikane për mallrat evropiane në 15%. Komisioni Evropian ndërkohë ka theksuar se po synon të ruajë qetësinë dhe dialogun me SHBA-në.




