Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vlerësuar zjarrfikësit në Ditën Ndërkombëtare të tyre, duke i quajtur ata mbrojtës të jetës dhe pronës së qytetarëve me guxim dhe përkushtim të lartë.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se MPB po punon në reformimin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, me fokus në përmirësimin e statusit të zjarrfikësve, pajisjeve dhe kapaciteteve profesionale.
Sveçla tha se janë avancuar edhe ligjet që lidhen me emergjencat dhe zjarrfikjen, ndërsa u zotua për vazhdimin e reformave deri në përmbyllje të plotë, me synim forcimin e sistemit të emergjencave në vend.




