Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk është pjesë e diskutimeve për listën zgjedhore të 7 qershorit.
Në një intervistë televizive, Çitaku tha se synimi i PDK-së është krijimi i një liste sa më gjithëpërfshirëse, por theksoi nevojën për figura të reja në skenën politike të Kosovës.
Ajo shtoi se çështja e përfshirjes së Limajt nuk është diskutuar në strukturat e partisë dhe sipas saj nuk pritet ndryshim në këtë drejtim.




