Ish-deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se shkuarja sërish në zgjedhje është një fatkeqësi për vendin, edhe pse sipas tij mund të ketë edhe anë pozitive.
Në një deklarim për Klan Kosova, Qalaj kritikoi qeverinë aktuale, duke thënë se ka dëmtuar institucionet e vendit, përfshirë edhe ato të sigurisë.
Ai shtoi se, sipas tij, instrumentalizimi dhe dobësimi i institucioneve ka qenë një nga problemet kryesore gjatë mandatit të kësaj qeverie.




