Në Aeroportin e Shtutgartit, autoritetet doganore kanë sekuestruar mbi 250 kilogramë produkte mishi të paimportueshme gjatë kontrollit të një autobusi që kishte ardhur nga Kosova.
Sipas njoftimit, janë gjetur gjithsej 252.8 kg produkte mishi, përfshirë salçiçe, si dhe 700 cigare të kontrabanduara dhe mallra të tjera pa deklarim doganor.
Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një këlysh qeni i racës Maltipoo, me vlerë rreth 2,200 euro, i cili nuk kishte vaksinën e detyrueshme kundër tërbimit dhe është vendosur në karantinë.
Ndaj disa personave janë nisur procedura për shkelje të rregullave doganore dhe dyshime për kontrabandë.




