Një mësues në një shkollë në Klinë është arrestuar nën dyshimin për sulm seksual ndaj një nxënëseje të mitur.
Rasti u raportua nga prindi i vajzës, i cili ka deklaruar se i dyshuari i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme dhe dyshohet edhe për prekje fizike brenda ambienteve të shkollës.
Me urdhër të prokurorisë, rasti është iniciuar si “sulm seksual”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Hetimet po vazhdojnë.
Shënim: Personi i dyshuar prezumohet i pafajshëm derisa fajësia të vërtetohet me vendim të formës së prerë.




