Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se pjesëmarrja e ulët në zgjedhje nuk vjen nga lodhja, por nga mungesa e besimit dhe frymëzimit politik.
Sipas tij, qytetarët tërhiqen nga proceset zgjedhore për shkak të zhgënjimit me ofertën politike, ndërsa theksoi se zgjedhjet mbeten mekanizëm i domosdoshëm për zgjidhjen e krizave.




