Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi Kodin e Transparencës së Bankave Qendrore, i realizuar pas kërkesës së saj për asistencë teknike.
BQK thekson se publikimi i raportit shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe komunikimit me publikun.
Sipas raportit të FMN-së, BQK ka bërë progres në disa fusha si modernizimi i komunikimit, publikimi i të dhënave financiare dhe angazhimi me publikun, duke u vlerësuar se në përgjithësi përmbush standardet ndërkombëtare të transparencës.
BQK ka bërë të ditur se rekomandimet e FMN-së do të integrohen në reformat e ardhshme institucionale.




