Në qendrën e qytetit Leipzig në Gjermani, një automjet është përplasur me një turmë njerëzish, duke shkaktuar të paktën dy viktima dhe disa të plagosur.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në një rrugë të frekuentuar tregtare, ndërsa zona është rrethuar dhe po zhvillohet një operacion i madh.
Autoritetet kanë konfirmuar arrestimin e një shoferi, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e incidentit. Mediat raportojnë edhe për persona të tjerë të plagosur rëndë.
Hetimet po vazhdojnë dhe priten detaje të reja nga policia gjermane.




