Nottingham Forest ka bërë një hap të madh drejt mbijetesës në Premier League, duke e mposhtur Chelsea-n me rezultat 3-1.
Skuadra e Forest kaloi në epërsi me golin e Taiwo Awoniyi, ndërsa Igor Jesus dyfishoi nga penalltia. Në pjesën e dytë, Awoniyi shënoi edhe golin e tretë pas asistimit të Morgan Gibbs-White.
Chelsea humbi disa raste të rëndësishme, përfshirë një penallti të Cole Palmer dhe një shtyllë nga Enzo Fernandez, duke arritur të shënojë vetëm në minutat shtesë me João Pedro.
Me këtë humbje, Chelsea vazhdon krizën me gjashtë ndeshje pa fitore, ndërsa Forest është pranë sigurimit të qëndrimit në elitë.




