KFOR, përmes Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), ka zhvilluar patrulla të rregullta në qytetin e Prizrenit me qëllim garantimin e sigurisë dhe stabilitetit.
Në njoftim thuhet se këto aktivitete synojnë krijimin e një ambienti të sigurt dhe mbështetjen e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë.
KFOR thekson se vazhdon të veprojë në mënyrë transparente dhe të paanshme në kuadër të mandatit të tij në vend.





