Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka pritur sot në Ministrinë e Mbrojtjes delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey, të udhëhequr nga Gjeneral Brigade Yvonne L. Mays.
Takimi u zhvillua në kuadër të 25-vjetorit të partneritetit mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey, i nisur në vitin 2001 përmes Programit të Partneritetit Shtetëror.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm në rritjen e profesionalizmit dhe modernizimin e kapaciteteve ushtarake, ndërsa u rikonfirmua gatishmëria për forcim të mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve.




