U.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dekretin për themelimin e një misioni të ri konsullor në shtetin e Teksasit, SHBA.
Misioni do të funksionojë si Konsullatë e Përgjithshme me seli në Hjuston dhe vjen me qëllim të zgjerimit të pranisë diplomatike dhe forcimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dekreti është nxjerrë pas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.




