Kryeshefi Ekzekutiv i KEK sh.a., Gramos Hashani, ka zhvilluar takimin e parë me menaxhmentin dhe stafin e Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ), pas marrjes së detyrës.
Ai theksoi rëndësinë strategjike të minierës si burim kryesor për furnizimin me lëndë të parë për prodhimin e energjisë elektrike, duke e cilësuar si faktor kyç për stabilitetin energjetik të vendit.
Hashani kërkoi rritje të efikasitetit operacional, forcim të sigurisë në punë dhe angazhim të lartë profesional, duke i vendosur këto si prioritete kryesore për KEK-un.
Sipas tij, ky është fillimi i një qasjeje të fokusuar në rezultate, llogaridhënie dhe rritje të qëndrueshme të kapaciteteve prodhuese.




