U.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar si hap të rëndësishëm institucional hapjen e Misionit Konsullor të Kosovës në shtetin e Teksasit, SHBA.
Ajo ka nënshkruar dekretin për themelimin e konsullatës dhe ka theksuar se ky vendim forcon lidhjet me bashkatdhetarët në Amerikë.
Sipas saj, mërgata ka luajtur rol kyç në rrugëtimin e Kosovës nga rezistenca deri te shtetndërtimi, ndërsa me këtë mision Kosova bëhet më e pranishme dhe më afër qytetarëve të saj në SHBA.




