Në Prizren është evidentuar një rast i ngasjes së pakujdesshme në trafik, ku një i ri ka publikuar në rrjete sociale duke drejtuar automjetin me 178 km/h në zonë me kufizim 50 km/h.
Pas verifikimeve nga Policia e Kosovës, është identifikuar drejtuesi i automjetit dhe pronari i tij.
Ndaj tij janë shqiptuar masat ligjore: gjobë 500 euro, konfiskim i patentë shoferit për 12 muaj dhe 5 pikë negative.




