Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 21 aksidente me persona të lënduar dhe 38 vetëm me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar 2202 tiketa trafiku.
Në aspektin e sigurisë, janë arrestuar 14 persona, prej tyre 8 janë dërguar në mbajtje.




