Opinionisti Avni Arifi, në Klan Kosova, ka deklaruar se ekzistojnë pretendime që Lëvizja Vetëvendosje ka krijuar rreth 40 mijë profile të rreme në rrjetet sociale.
Sipas tij, këto profile dyshohet se përdoren për ofendime dhe sulme ndaj individëve dhe vlerave të ndryshme. Arifi theksoi se këto janë informacione që, sipas tij, qarkullojnë nga persona të lidhur më parë me këtë subjekt politik.




