Zgjedhjet e 7 Qershorit do t’i kushtojnë Kosovës rreth 10.8 milionë euro, sipas vlerësimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas Vullnet Bugaqkut nga KDI, kjo shumë është pothuajse e njëjtë me koston e zgjedhjeve të mëparshme dhe përbën një shpenzim të lartë për buxhetin e shtetit, por të domosdoshëm për organizimin e një procesi zgjedhor parlamentar.
Ai theksoi se pritjet janë që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe me integritet të plotë, pa manipulime apo parregullsi që do ta cenonin besimin në zgjedhje.




