Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar të hyrat maksimale për operatorët energjetikë në Kosovë, përfshirë KOSTT, KEDS dhe KESCO për vitin 2026. Sipas vendimit, KOSTT do të ketë 76.4 milionë euro, KEDS rreth 186 milionë euro, ndërsa KESCO 442 milionë euro.
ZRRE ka bërë të ditur se përllogaritjet janë bazuar në kostot operative, investimet dhe devijimet e viteve të kaluara, duke theksuar se ndryshimet lidhen edhe me rritjen e importit të energjisë. Zyrtarët e rregullatorit kanë deklaruar se këto vendime nuk pritet të ndikojnë në rritjen e faturave për qytetarët, ndërsa vendimi për tarifat e reja të energjisë pritet të merret së shpejti.




