Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka komentuar marrëveshjen e raportuar për bashkëpunim mes Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai ka thënë se ky bashkëpunim është i bazuar në interesa personale dhe klanore, si dhe i motivuar nga frika e humbjes në zgjedhje, duke shtuar se LDK-ja ka pësuar rënie në rezultatet e fundit dhe përballet me rrezik të mëtejshëm politik.
Dedaj ka bërë edhe kritika ndaj Vjosa Osmanit, duke pretenduar se ajo nuk gëzon mbështetje të gjerë qytetare dhe se kthimi i saj në bashkëpunim me LDK-në lidhet me interesa politike personale.




