Ekipet inxhinierike të Komandës Rajonale-Perëndim (RC-W) të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë zhvilluar një aktivitet stërvitor me njësitë K9 në Kampin “Sparta” në Deçan, me fokus në patrullimin e koordinuar dhe zbulimin e mjeteve shpërthyese.
Trajnimi ka për qëllim rritjen e aftësive për identifikimin e kërcënimeve të mundshme dhe sigurimin e lëvizjes së sigurt në rrugë, ndërtesa dhe infrastrukturë kritike.
KFOR-i ka theksuar se përmes aktiviteteve të tilla vazhdon të kontribuojë në siguri dhe stabilitet në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.




