Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, ka njoftuar rikthimin e tij në politikë përmes Partisë Socialdemokrate, duke shoqëruar këtë vendim me kritika të forta ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Krasniqi deklaroi se Kurti ka “urrejtje ç’njerëzore” ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke shtuar se pavarësisht kritikave të tij të mëhershme ndaj Thaçit, ai e vlerëson për rolin në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Ai shkoi më tej me akuza, duke pretenduar se Kurti synon të bëjë “një shpallje të re” për të lënë në hije figurat e mëparshme historike, deklarata këto që i ka bërë në një intervistë për Klan Kosova.




