Pas ngjarjes tragjike në Gjakovë, Daut Haradinaj ka bërë të ditur se familja Brahimaj ka shtrirë dorën e pajtimit ndaj familjes Sadriu nga Stublla.
Ai theksoi se, pavarësisht humbjes së rëndë, familjarët Mehmeti dhe Skenda Brahimaj treguan vlera të larta shqiptare, duke dëshmuar se “nuk ka plumb për vëllezërit shqiptarë”.
Haradinaj e cilësoi këtë akt si shembull të fuqishëm për unitetin kombëtar, ndërsa i shprehu ngushëllime familjes Brahimaj për humbjen e tyre.




