Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal Shaqir Bytyqi, kanë mbajtur një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti”.
Gjatë ligjëratës, studentët u njohën me strukturën, misionin dhe detyrat kushtetuese e ligjore të Policisë së Kosovës, ndërsa shfaqën interesim të madh përmes pyetjeve dhe diskutimeve.
Në përfundim, studentëve dhe profesorëve iu ndanë dhurata simbolike, ndërsa Policia i ftoi ata për vizitë studimore në Drejtorinë Rajonale në Prizren.





