Enver Hoxhaj ka bërë homazhe në Gllogjan, ku ka nderuar Ismail dhe Luan Haradinajn, duke i cilësuar si simbole të rezistencës dhe lirisë së Kosovës.
Përmes një videoje të publikuar, ai ka theksuar se sakrifica e tyre mbetet një amanet për të mos harruar çmimin e lirisë, duke shprehur përulje të përhershme para veprës së tyre.
Hoxhaj ka publikuar gjithashtu pamje nga homazhet e zhvilluara pranë varreve të dëshmorëve në Gllogjan.




