Ish-deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të partisë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në një postim publik, ai ka thënë se vendimi vjen pas një reflektimi mbi nevojën për ndryshime brenda partisë dhe hapjen e rrugës për gjenerata të reja politike me vizion reformator.
Shala ka falënderuar mbështetësit dhe bashkëpunëtorët e tij, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin brenda strukturave të PDK-së në role të tjera partiake.




